Protesta përpara Bashkisë, një tjetër person i ndaluar nga policia

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 11:19 | Kronikë

Protesta përpara Bashkisë, një tjetër person i ndaluar nga

Një 29 vjeçar është ndaluar nga forcat e policisë në Tiranë, për incidentet e shënuar në protestën e radhës së opozitës përpara bashkisë së kryeqytetit.

Sipas të dhënave, personi i ndaluar është shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Tiranë.

A.J. akuzohet për  veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos