Policia e Tiranës ka organizuar me sukses një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike të forta, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3".
Gjatë këtij operacioni raportohet paraprakisht se është sekuestruar 1.1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërkohë që janë vënë në pranga 3 persona.
Të arrestuar janë shtetasit Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi, të cilët dyshohet se e shpërndanin kokainën në doza në zonën e “Myslym Shyrit”.
Ervin Rakipi gjatë ndërhyrjes nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)