Pushimet kthehen në tragjedi! Futet për t’u larë në Koman, ndërron jetë 39-vjeçarja franceze

Nga A2 CNN
13 Korrik 2024, 17:10 | Kronikë

Pushimet kthehen në tragjedi! Futet për t’u larë në

Pushimet në Shqipëri për një franceze janë kthyer në tragjedi. Sapo është futur të lahet në ujërat e liqenit të Komanit, ajo ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si S. T., 39 vjeçe. Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit.

“Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit. hGrupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos