Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, shpallen në kërkim dy persona

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 11:38 | Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë,

Një operacion policor është finalizuar një ditë më parë në Tiranë, ku u sekuestruan 2 automjete me vlerë 110 mijë euro.

Ndërkohë në vijim të këtij operacioni, ditën e sotme janë sekuestruar edhe dy automjete të tjera, me vlerë 105 mijë euro, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë lidhur me këtë operacion, u shpallën në kërkim dy shtetas për trafikimin e këtyre automjeteve, të cilët kanë rezultuar të vjedhur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos