Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së martës në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ku ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5", dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip "BMW", shkruan A2 CNN.
Sipas policisë, dyshohet se nga automjeti tip "BMW" është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
“Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5", dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip "BMW".
Gjatë konfliktit nga automjeti tip "BMW" dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)