Qëlloi me armë 27-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Nga A2 CNN
20 Janar 2026, 11:49 | Kronikë

Qëlloi me armë 27-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Klejvis Caka, alias Lusha, alias Sallo, 27 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 02.08.2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, ku 27-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin J. A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos