Qëlloi me armë drejt Range Rover-it, identifikohet autori i sulmit në Shkodër

Nga A2 CNN
7 Shtator 2024, 13:45 | Kronikë

Qëlloi me armë drejt Range Rover-it, identifikohet autori i sulmit

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e sulmit me armë zjarri që ndodhi mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Partizani”, të këtij qytetit.

Burime për A2 bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Alban Bruçin, si autor të dyshuar të sulmit me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Range Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi.

Sipas burimeve për A2 në automjet ka qenë Arjon Kajoshi dhe sipas policisë nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Qëlloi me armë drejt Range Rover-it, identifikohet autori i sulmit

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve,  dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos