Qëllonte në ajër duke rrezikuar banorët, pranga 27-vjeçarit në Vlorë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2024, 09:27 | Kronikë

Qëllonte në ajër duke rrezikuar banorët, pranga

Një 27-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë pasi lëvizte me armë zjarri. Ai u kap në flagrancë pasi kishte qëlluar në ajër, me armën e zjarrit.  

“U arrestua shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës”, njofton Policia. 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me krehër, me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak, që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.  

“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. S. i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos