Qindra doza kanabis e miliona para, arrestohet 37-vjeçari në Fier, në kërkim babai i tij

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2024, 13:12 | Kronikë

Qindra doza kanabis e miliona para, arrestohet 37-vjeçari në Fier,

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap me qindra doza kanabisi dhe miliona para të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Policia ka shpallur në kërkim babain e tij.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas një pune të mirëfilltë policore kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Peshtani". Për këtë rast u arrestua shtetasi J(E). M., 37 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, Fier, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi D. M., 61 vjeç, babai i tij”.  

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa”.

Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos