Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit. A2 CNN raporton se një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike dhe në kushtet e lagështirës. A2 CNN mëson se viktima është 43-vjeçari Bardh Kaloshi.
Jashtë kamerave, banorët e lagjes pohojnë për A2 CNN, se shtylla ka qenë e dëmtuar prej kohësh, dhe se askush nuk ka marrë asnjë masë për rrezikun që i kanosej qytetarëve.
Ndërsa lagështira e sotme dhe kontakti që ka patur viktima me energjinë elektrike në shtyllë, ka bërë që personi në fjalë të humbasë jetën menjëherë.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Lezhë një 16-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)