Rama sulmon opozitën: Zgjohen vonë, edhe vrasjet kërkojnë të na i ngarkojnë ne

Nga A2 CNN
8 Shtator 2024, 11:22 | Kronikë

Rama sulmon opozitën: Zgjohen vonë, edhe vrasjet kërkojnë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare nuk harroi të sulmonte dhe opozitën, e cila sipas tij nuk ka asnjë ide përveç propagandës dhe baltës ndaj mazhorancës.

Rama riktheu në vëmendje vrasjen e të riut Egli Progra në Pogradec, e cila sipas tij tregoi fytyrën e vërtetë të opozitës që kërkon të nxisë urrejtje.

“Ata zgjohen më vonë se ne dhe flenë më herët. Ata flasin më shumë se ne dhe dinë më pak. Ata merren gjithë ditën e perëndisë vetëm me ne, kush e kush të helmojë më shumë popullin. Qasja e tyre për ngjarjen në Pogradec, tregon qartë se kush janë ata. Të gjithë në politikë e media, u mobilizuan ta manipulojnë dhe përdorën vrasjen e një djali të ri për të nxitur urrejtjen ndaj nesh. U krijua një film i kronikës së zezë kundër nesh. Teksa komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos