I zhdukur prej dy ditësh në Alpe, nisin kërkimet për turistin lituanez

Nga A2 CNN
8 Shtator 2024, 10:18 | Kronikë

I zhdukur prej dy ditësh në Alpe, nisin kërkimet për

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nisur mëngjesin e sotëm një aksion për gjetjen e një turisti lituanez i cili mendohet të ketë humbur në Alpet tona tashmë prej dy ditësh.

Alpinisti lituanez i cili qëndronte në Valbonë, është nisur drejt Thethit më 6 shtator dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë lajm prej tij.

Alpinisti mendohet të ketë kaluar nga maja e Roshit, teksa kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos