Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Greqi, pas një konflikti që pati me një bashkatdhetar të tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në qendër të Heraklionit, teksa konflikti mes të dyve vijoi dhe në rrugë, ku u përdorën dhe thikat.
Për pasojë një 30 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur, teksa autori është larguar me shpejtësi, shkruan A2.
I plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike, sakaq mësohet se shqiptari tjetër është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. (A2 Televizion)