Vështirësohet situata në Lushnje, zjarri merr përmasa të mëdha

Nga Çaku Tafa
25 Dhjetor 2023, 21:27 | Kronikë

Vështirësohet situata në Lushnje, zjarri merr përmasa

Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjes ka marrë përmasa të mëdha në orët e mbrëmjes.

Pas evakuimit të banorëve, rrezik mbetet siguria e banesave të tyre dhe e godinave përreth qendrës tregtare, të cilat ndodhen shumë pranë. Fillimisht, flakët janë lokalizuar në katin e sipërm të godinës, në tarracën që lidh dy kullat, materiali i së cilës është prej dërrase, duke favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me ndihmën e një vinçi për t’u afruar sa më pranë vatrës së zjarrit, duke e mbajtur nën kontroll. Rreziku mbetet i lartë në çdo moment përsa i përket riaktivizimeve, pasi rrymat e ajrit qarkullojnë lirshëm përmes xhamave të thyer.

Zjarri është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorganë, dyshekë e jastëkë, të cilat vazhdojnë të digjen.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen brenda ambientit për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambienti i jashtëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos