Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 20:23 | Kronikë

Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje

Pak minuta pasi përfundoi operacioni i evakuim-shpëtimit, janë riaktivizuar sërish flakët në qendrën tregtare në Lushnje.

Zjarri fillimisht u pikas rreth orës 14:40 në këtë qendër tregtare, ku dyshohet që shkaku i tij ka qenë mbinxehja e kutisë elektrike brenda qendrës tregtare.

Për pasojë 39 persona dhe 3 zjarrfikës kanë përfunduar në spital, të cilët janë  jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet  Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos