Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 15:12 | Kronikë

Një qendër tregtare në qytetin e Lushnjës është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Mësohet se zjarri është pikasur rreth orës 14:40.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka nisur nga kabllot elektrike në tubat e ajrimit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos