Rrëmbeu torturoi dhe dogji dy të rinj, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 20:37 | Kronikë

Rrëmbeu torturoi dhe dogji dy të rinj, Gjykata e Beratit dënon

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor të Byniamin Hajro, i cili ka qënë i akuzuar për vepren penale  "vrasje me paramendim".

Prokurori Eni Çulli nga organi akuzës ka ka kërkuar për Hajron dhënien e dënimit prej 25 vitesh, masë e lënë në fuqi dhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardiola Çela, shkruan A2 CNN.

Byniamin Hajro ose siç njihej Bujo Çami, ish-kreu i bandës së vakëfit, akuzohet për vrasjen e dy të rinjve Arjan Avdullai dhe Edmond Pema, ngjarje e ndodhur në vitin 1997, ku pasi i torturoi, i lidhi me tel me gjëmba duke i vënë flakën më pas në mes të lagjes.

Gjykata pas shqyrtimit të provave, në bashkimin e dënimeve ka dhënë 25 vite burg për Byniamin Hajro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos