Drejtësia turke pranon ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit.
Fakti është pohuar nga avokatja e Rexhepit, në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme për përfshirjen në rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës.
Sipas avokates, drejtësia turke i ka dhënë dakordësinë kërkesës për esktradimin e tij, ndërsa pritet tashmë miratimi i ministrit të Drejtësisë së Turqisë.
Ndërkohë, burime pranë SPAK bënë me dije se ende nuk kanë një komunikim zyrtar nga autoritetet turke në lidhje me këtë çështje. (A2 Televizion)