Ambulanca u bë “copash” në Fier, arrestohet shoferi, polici dhe pacienti ende në spital

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 13:01 | Kronikë

Ambulanca u bë “copash” në Fier, arrestohet shoferi,

Policia në Fier ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të ambulancës, që u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor, duke u përplasur me një kamion.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S”, njofton policia.

Po ashtu sqarohet se vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, pacienti që po transportohej me autoambulacë dhe punonjësi i policisë që e shoqëronte atë.

Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Si pasojë e përplasjes së fortë mbetën të lënduar katër persona, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos