Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, reagon Policia e Elbasanit: Konflikt i çastit për motive të dobëta

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 13:29 | Kronikë

Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, reagon Policia e

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj djalit të Luçiano Boçit gjatë mitiingut të Partisë Demokratike në këtë qytet. Në njoftimin e Policisë thuhet se plagosja e 19-vjeçarit ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndryshe nga sa shprehet nëna e të riut, e cila thotë se konflikti ka ndodhur për motive politike.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Emin Matraxhiu", në përfundim të aktivitetit politik të subjektit "Partia Demokratike", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet disa pjesëmarrësve në këtë aktivitet, është dëmtuar lehtë shtetasi P. B., 19 vjeç”.

Policia bën të ditur se po punohet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".  

Në një postim në Facebook, ku shpërndan edhe pamjet e sherrit, Blerina Boçi thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund.

“Skemat banditeske në veprim të plotë. Konflikti nuk është i natyrës banale, por politik! Do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “Beteja është e imja”.

Disa persona u përfshinë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos