Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 11:10 | Kronikë

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kontigjenti”, i cili synon evidentimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Operacioni u zhvillua nga Komisariati Nr. 5 dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale.

Brenda 24 orëve të fundit, janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje, duke çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe procedimin penal në gjendje të lirë të një tjetri. Gjatë operacionit u sekuestruan 2 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, si dhe rreth 40 000 euro, të dyshuara si produkt i veprimtarive kriminale.

Rastet e konstatuara:

Në rrugën “George Ë. Bush”, u ndaluan shtetasit P. K., 21 vjeç dhe xhaxhai i tij A. K., 46 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjet një pistoletë me municion, që e mbante pa leje.
Ndërkohë, 46-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për pengim të zbulimit të së vërtetës, pasi dha deklarata kontradiktore për ngjarjen.
Në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestua shtetasi H. A., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një armë zjarri pistoletë dhe rreth 40 000 euro.
Sipas Policisë, H. A. kishte autorizim vetëm për mbajtjen e armës në banesë dhe nuk posedonte asnjë dokument justifikues për shumën e parave të gjetura në mjet.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave të dyshuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos