
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë rreth rrotullimit në Grabjan të Lushnjës. A2 CNN raporton se një makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.
Dyshohet që për shkak të shpejtësisë dhe mjegullës, shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.
Fatmirësisht, nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë. (A2 Televizion)