Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Shkodër - Koplik.
A2 CNN mëson se një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Viktima është identifikuar si shtetasi Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit.
Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 08:35, në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit", autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale", njofton policia. (A2 Televizion)