Shantazhonin me një foto intime 15-vjeçaren dhe i morën 3 milionë lekë të vjetra, arrestohen 3 persona në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 15:18 | Kronikë

Shantazhonin me një foto intime 15-vjeçaren dhe i morën 3

Tre shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi dyshohet se kanosnin një 15-vjeçare për t’i marrë para, pasi posedonin një fotografi intime të saj.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të arrestuarit janë të moshave 19, 17 dhe 14-vjeç. Duke e kërcënuar të miturën se do i publikonin fotografinë në rrjetet sociale, ata dyshohet se i kanë marrë 15-vjeçares një shumë prej rreth 300 000 lekë të rinj në periudha të ndryshme kohore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”.

Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale.

Sekuestrohen 3 aparat celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.

Keta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshem shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos