Aksidentoi për vdekje një grua dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 27-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 10:54 | Kronikë

Aksidentoi për vdekje një grua dhe u largua nga vendngjarja,

Është arrestuar 27-vjeçari i cili ditën e djeshme në Korçë aksidentoi për vdekje një 65-vjeçare dhe më pas u largua nga vendngjarja me automjetin që drejtonte.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se u bë e mundur edhe gjetja e automjetit të 27-vjeçarit të arrestuar, i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Njoftimi i Policisë:

Korçë-Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor "Maliq-Korçë", bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë. 

Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor "Maliq-Korçë", me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos