Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi posedonte armë zjarri dhe municion luftarak.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se fillimisht atij iu gjet një thikë të cilën e mbante në makinë dhe më pas gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 2 armë zjarri (pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”.
Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)