Sherr me thika mes minorenëve në Sarandë, një i plagosur

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 17:07 | Kronikë

Sherr me thika mes minorenëve në Sarandë, një i plagosur

Një shtetas minoren ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Sarandës pas një konflikti që ka patur me një bashkëmoshatar të tij.

Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos