Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin, mbetet në qeli Ilir Meta

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 15:44 | Kronikë

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin, mbetet në qeli Ilir Meta

Gjykata e Lartë ka lënë në qeli Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, duke mos pranuar rekursin e tij kundër Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij, shkruan A2 CNN.

Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për "korrupsion", "shpërdorim të detyrës" dhe "fshehje e mosdeklarim të pasurisë", ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos