Prokuroria e Tiranës këtë të martë ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berisha.
Dy motrat, më 9 gusht të vitit të kaluar u përfshinë në një sherr duke goditur me shishe në fytyrë modelen Klea Prenga.
Për këtë ngjarje, organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinelën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berisha.
Antonela dhe Mariela Berisha u dorëzuan në polici më 16 tetor, tre muaj pas incidentet që ndodhi në një lokal në zonën e Kodrës së Diellit.
Kjo ngjarje u denoncua nga vetë Klea Prenga dy ditë më pas, ndërsa në pamjet e ngjarjes që qarkulluan në media motrat Berisha shihen duke hyrë në lokal dhe godasin në fytyrë Prengën, duke i shkaktuar çarje të shumta.
Në videot që Klea Prenga publikoi pas ngjarjes në rrjetet sociale, ajo shihej e mbuluar në gjak dhe gati e shpërfytyruar nga sulmi i dhunshëm, raporton A2.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të dyja do përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit. (A2 Televizion)