Sherri për pronën te Kepi i Rodonit, Gjykata liron Mark Frrokun dhe të tjerët, kërkohet burg për Besnik Tomën

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 13:37 | Kronikë

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun, Antonio Lazarin, Pal Dodën, Martin Lazerin, si edhe për 4 banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka, të arrestuar pas sherrit për pronën te Kepi i Rodonit, janë liruar nga qelia.

Prokurori Gëzim Veizi kërkoi që të konsiderohej i ligjshëm arrestimi dhe kërkoi si masë sigurie “detyrim paraqitje” për shtetasit Bajram Kaçuli, Erion Reka, Orion Reka, Ylli Reka (banorë të zonës), si dhe për Mark Frrokun, Antonio Lazari, Martin Lazari dhe Pal Doda (përfaqësues të kompanisë të pajtuar nga Kisha Françeskane për kryerjen e rrethimit të parcelës së tokës).

Prokurori kërkoi “arrest në burg” për shtetasin Besnik Toma, i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë, kërkesë që u pranua edhe nga gjyqtarja Entela Shedula.

Kujtojmë se, sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim, pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Fillimisht, ata kanë konfliktuar fizikisht, më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

PERSONAT E ARRESTUAR:

Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka

Përfaqësuesit e Kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos