Shiste drogë pranë shkollave në Greqi, arrestohet 23-vjeçari shqiptar, policia i publikon emrin

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 19:16 | Kronikë
Shiste drogë pranë shkollave në Greqi, arrestohet
Personat e arrestuar nga policia greke, mes tyre edhe Arbër Rexha

Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografinë e një të riu shqiptar, të arrestuar në fund të muajit prill si pjesë e një grupi prej 12 personash që shpërndanin drogë në të mitur, por edhe në shkolla në Patra të Greqisë.

Gjatë operacionit të policisë greke u sekuestruan rreth 213 gramë marijuanë, 21.8 gramë kokainë, 29.7 gramë MDMA, sende të forta, 2 makina, 2 motoçikleta, 4450 euro etj.

Shiste drogë pranë shkollave në Greqi, arrestohet
Arbër Rexha, 23 vjeç nga Tirana

Mediat greke njoftojnë se, në pranga ranë 4 drejtuesit e grupit dhe 8 anëtarë të saj. Mes 12 të arrestuarve kishte edhe të mitur nga 14-17 vjeç. Mes personave të arrestuar është edhe shqiptari Arbër Rexha, 23 vjeç nga Tirana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos