
Policia e Lushnjes ka arrestuar një 32-vjeçar i cili siguronte sasi kokaine dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë.
Në pranga u vu shtetasi me inicialet M.Xh., banues në Lushnje, shkruan A2.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)
