U dënua me 4 vite burg për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti Alqi Bllako del nga burgu

Nga Igli Çelmeta
5 Nëntor 2025, 09:45 | Kronikë

U dënua me 4 vite burg për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 ish deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga ambientet e burgut të Durrësit. Bllako ka lënë qelinë pas vendimit të djeshëm nga Gjykata e Posaçme, raporton gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta.

Më 4 nëntor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi deklarimin fajtor të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako për korrupsion pasiv në dy raste në aferën inceneratorit të Tiranës.

Në bashkim të dy dënimeve nga tre vjet, u caktua masa përfundimtare me 4 vjet, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, iu caktua dënimi alternativ që i heq të drejtën të ushtrojë funksione publike për pesë vjet.

Po ashtu, referuar fillimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë çështje, më 9 dhjetor të vitit 2023, gjykata ka konstatuar shuarjen e kësaj mase me argumentin se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë. Për këtë arsye, gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Alqi Bllakos nga qelia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos