Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një person i cili dyshohet se kanosi me armë zjarri një shtetas mbrëmjen e së martës.
E gjithë ngjarja është regjistruar rreth orëve të pasdites, kur R.P. është paraqitur në polici për të dencuar rastin ku Gj.S. e ka kërcënuar me pistoletë pas një konflikti.
Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Gj. S., 33 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)