Një tjetër operacion i suksesshëm kundër kultivimit të bimëve narkotike është finalizuar së fundmi nga Policia e Shkodrës.
Nga kontrollet intensive të territorit, efektivët zbuluan disa parcela të reja me bimë narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë, të cilat ishin mbjellë në zona të pyllëzuara.
Nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për 3561 bimë cannabisi të cilat u asgjësuan nga forcat e policisë.
Deri në këto momente nuk ka asnjë person të ndaluar për këto parcela me kanabis, teksa vijon puna për identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)