Shkon në 2 numri i viktimave të aksidentit tragjik afër TEG-ut

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 19:15 | Kronikë

Shkon në 2 numri i viktimave të aksidentit tragjik afër TEG-ut

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur sot rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një betoniere u përplas me një automjet.

Lajmi e konfirmua për A2 CNN gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live me Suela Demirin nga vendngjarja.

Sipas tij të dy shtetasit e huaj që ndodheshin në betoniere kanë humbur jetën. Fillimisht humbi jetën një prej shtetasve egjiptianë, ndërsa tjetri ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident është identifikuar si 28-vjeçari R.Nuri, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos