Si betonierja çau gardhin metalik te mbikalimi i TEG dhe zuri poshtë makinën

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 16:57 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në mbikalimin e TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere ka çarë barrierat metalike të mbikalimit dhe ka rënë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta në një lidhje telefonike nga vendngjarja raportoi për Ditarin e Pasdites me Pandi Gjatën se mjeti i tonazhit të rëndë po lëvizte nga zona e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut, kur drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin.

Si betonierja çau gardhin metalik te mbikalimi i TEG dhe zuri poshtë

Burime jozyrtare bëjnë me dije për A2 CNN se një automjet mund t’i ketë prerë rrugën betonieres, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar nga autoritetet.

Pasi ka çarë barrierat metalike të mbikalimit, betonierja ka rënë në pjesën e poshtme të autostradës, ku dyshohet se ka zënë poshtë të paktën një automjet që po qarkullonte në atë moment.

Drejtuesi i betonieres është nxjerrë nga mjeti në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Si betonierja çau gardhin metalik te mbikalimi i TEG dhe zuri poshtë

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, zjarrfikës dhe disa autoambulanca, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të lënduar apo viktima.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në të dy drejtimet e autostradës Tiranë-Elbasan, ndërsa qarkullimi po devijohet. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos