Shkrumbohet autoboti pranë një pike karburanti në autostradën Tiranë-Durrës

Nga Elitjona Doko
9 Gusht 2024, 15:28 | Kronikë
 
Një autobot është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, pranë një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Ndërhyrja e shpejtë e 5 mjeteve zjarrfikëse në vendngjarje ka evituar shpërthimin e autobotit të mbushur me karburant.

Mësohet se si pasojë e flakëve kanë mbetur të plagosur dy punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

"Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore", njofton policia.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant, ndërsa janë evakuar në kohë personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Zjarri është shuar tërësisht pas pak minutave dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës vijon normalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos