Pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në azilin privat të të moshuarve “Ruaje Moshën” në Tiranë, dy infermieret e arrestuara për pengim të zbulimit të së vërtetës thanë në polici se nuk e dinin që kishin të bënin me një vrasje.
Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi thanë se menjëherë pasi panë viktimën pastruan dhomën dhe lajmëruan një agjenci funerale. Pas marrjes se trupit ka qenë agjencia funerale që ka konstatuar shenjat te viktima dhe e ka kthyer mbrapsht 82-vjeçarin e ndjere Virxhil Vesho në azilin privat, në rrugën Ali Visha në kryeqytet.
Menjëherë pas kësaj është njoftuar policia, ndërsa dy infermierët u arrestuan për akuzën e pengimit të zbulimit të së vërtetës vetëm se nuk njoftuan autoritetet. Sipas dy infermierëve, në dëshminë e tyre ato nuk kishin për qellim të fshihnin ngjarjen, por se nuk kishin kuptuar se 82-vjeçari ishte vrarë nga Shehi.
Ngjarja e paprecedente ndodhi në azilin privat të të moshuarve duaje jetën. 78-vjeçari Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës se pse i kishte zënë krevatin.
Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në shtëpinë e kujdesit për të moshuar dhe bëri me dije se viktima Virxhil Vesho humbi jetën si pasojë e goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.
Goditjet e 78-vjeçarit kanë qenë aq të forta saqë, sipas policisë edhe bastuni i tij u thye. 78-vjeçari Shehi është një figurë e njohur ne qytetin e Kavajës, autor i disa librave historikë, ndërsa të dy, edhe Shehi por edhe viktima vuanin nga skleroza dhe të tjera sëmundje. (A2 Televizion)