Shkrumbohet banesa në Vlorë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 19:04 | Kronikë

Shkrumbohet banesa në Vlorë

Një shtëpi ka marrë flakë në zonën e ish-fushës së aviacionit në Vlorë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se është kërkuar menjëherë ndihma e zjarrëfikëses së Vlorës, e cila ka mbërritur në kohë.

Po ashtu, dyshohet se ka dëme të shumta materiale në banesë, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Ndërkohë që zjarrëvikësja ka punuar për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos