Policia e Tiranës bën me dije se ka proceduar penalisht dy persona dhe po punon për shoqërimin e një personi të tretë të cilët, teksa kanë qenë duke festuar në një dasëm, me një autokolonë makinash kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve të Unazë të Madhe.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira.
Konkretisht, u identifikuan 3 shtetas, E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, për të cilët nisi procedimi penal në gjendje të lirë, dhe Xh. A., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. (A2 Televizion)