Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të.
Sipas raportimeve paraprake, A2 CNN mëson se automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
(A2 Televizion)