Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Kolonjë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 12:07 | Kronikë

Një tjetër shtëpi është djegur plotësisht në fshatin Starje të bashkisë së Kolonjës. Zjarri në banesë ka rënë rreth orës 11:00 të ditës së sotme ku dhe shërbimi zjarrfikës ka arritur të izoloje flakët, pasi pranë shtëpisë së djegur ndodhen dhe stalla me bagëti.

Shtëpia është totalisht e shkrumbuar, ndërsa fatmirësisht familjarët e kësaj banese kanë arritur të dalin në kohën e duhur pa marrë lëndime.

Policia në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e këtij zjarri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos