Shkrumbohet një dyqan në Vlorë

Nga Jerola Ziaj
14 Korrik 2024, 22:14 | Kronikë

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në lagjen “Demokracia” në Vlorë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, që të mos përhapeshin më tej.

Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos