Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë pasi janë kapur me doza kokaine dhe kanabisi, të cilët dyshohet se i shisnin në qytetin bregdetar.
“Shisnin lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se dy shtetas shisnin lëndë narkotike në qytetin e Vlorës, ka nisur punën për lokalizimin e tyre.
Si rezultat, në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur lokalizimi i dy shtetasve, R. D. dhe M. T., ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se këta shtetas i shisnin në lagje të ndryshme të qytetit.
Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve R. D., 35 vjeç, dhe M. T., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë”, njofton policia e Vlorës. (A2 Televizion)