Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2025, 12:48 | Kronikë

Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan,

Policia e Beratit ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy persona. Bëhet fjalë për një rast në Kuçovë dhe një tjetër në Poliçan.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur 2 raste në qytetin e Kuçovës dhe të Skraparit. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë. E. S., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua sasi lënde narkotike kokainë”.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 41 vjeç, banues në Poliçan, pasagjer në mjet, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos