Shpërthen autoboti me benzinë në një pikë karburanti në Tiranë, dy të lënduar

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 14:55 | Kronikë
Shpërthen autoboti me benzinë në një pikë karburanti

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl.

Sipas informacioneve, gjatë kohës që një autobot ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë, janë lënduar dy persona, M. Ç., menaxher dhe M. K., shoferi i autobotit, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos