Shpërthen tritoli në Kamzë, panik në orët e para të mëngjesit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 09:34 | Kronikë

Shpërthen tritoli në Kamzë, panik në orët e para

Panik kanë përjetuar banorët e rrugës “Donald Trump” në zonën e Kamzës nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Sipas Policisë së Shtetit, një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu rreth orës 04:25, në ambientet e jashtme të një lokali, që ishte marrë me qira nga një 24 vjeçar.

Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka dëmtuar fasadën e lokalit si dhe theu disa xhama të bizneseve pranë.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga kjo ngjarje, teksa policia po mbledh provat për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.

Pronari i lokalit, O.M. është marrë në pyetje nga grupi hetimore për të parë nëse ka konflikte të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos