Shpërthim në portën e banesës së 33-vjeçarit në arrest shtëpi në Patos

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 10:43 | Kronikë

Shpërthim në portën e banesës së 33-vjeçarit

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Patos. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, ndërsa objektiv ka qenë porta rrethuese e banesës së 33-vjeçarit Mateos Pashaj, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi.

Ka qenë vetë 33-vjeçari ai që ka njoftuar sallën operative të policisë për dëmtimin e portës. Sipas policisë, Pashaj është person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos