Maran pas ndeshjes: Objektivi është Europiani

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 08:28 | Futboll

Maran pas ndeshjes: Objektivi është Europiani

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Bjellorusisë, deklaroi se objektivi i Kombëtares është kualifikimi në Europian.

“Në këto gjashtë ndeshje djemtë janë rritur ndeshje pas ndeshjeje. Ky është një hap i mirë përpara që kemi bërë dhe padyshim një fitore shumë e madhe. Tani, për nja dy orë, do të gëzohemi për këtë objektiv, sepse e arritëm me të gjitha shifrat: kemi bërë më shumë pikë, më shumë gola, pësuam më pak. Kemi arritur rezultate të rëndësishme. Do të festojmë për nja dy orë dhe pastaj do të mendojmë për kualifikueset. Objektivi do të jetë kualifikimi në Europian, padyshim”, tha Maran, shkruan A2.

Në lidhje me kualifikueset e Europianit, Maran tha: "Pres që kjo fitore të na ndihmojë për të rënë në një grup më të mirë gjatë shortit. Tani, të festojmë pak objektivin që sapo arritëm. Jam shumë i lumtur". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos